Manastirliu: Vlora, qarku i parë me asnjë rast aktiv me COVID-19

TIRANË, 15 qershor /ATSH/ Vlora është qarku i parë në vend, ku nuk ka raste aktive me  COVID-19.

Lajmin e mirë e ka dhënë sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Lajm i mirë. Vlora është qarku i parë në vend, ku nuk ka raste aktive me COVID-19”, është shprehur ministrja Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 3375 testime, janë 14 të shëruar, 8 raste të reja, dhe 1 humbje jete. Aktualisht janë 136 raste aktive në vend.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.