Korçë/ Sistemohen kanalet kulluese në Lubonjë, mbështetje fermerëve

TIRANË, 15 qershor /ATSH/ Toka e punuar në Shqipëri është dyfishuar në sipërfaqe krahasuar me 7 vite më parë si rezultat i investimeve që ka ndërmarrë qeveria për të çuar ujin në parcela.

Një ndërhyrje e tillë është marrë edhe nga Drejtoria e Bujqësisë në Bashkinë e Korçë, e cila po vazhdon punën për pastrimin dhe thellimin e kanaleve vaditëse në fshatin Lubonjë në njësinë administrative Vithkuq për vaditjen e tokave bujqësore gjatë sezonit të verës.

Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo ndau sot pamje nga punimet që po kryhen në këtë sistem, të cilat do të lehtësojnë punën e fermerëve të kësaj zone.

Në Shqipëri në vitin 2013 punoheshin afro 125 mijë ha tokë, ndërsa sot janë 250 mijë ha tokë e punueshme dhe ka ende sipërfaqe ku duhet ngritur rrjeti ujitës dhe kullues.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.