Ballina Aktualitet

Zgjedhjet në PD/ Harxhi: Po dëmtohet besueshmëria e mbarëvajtjes së procesit

TIRANË, 12 qershor /ATSH – I. Vata/ Kandidatja për kryetare e PD-së, Edit Harxhi ka reaguar sot në lidhje me pajisjen me lista të anëtarësisë me të drejtë vote.

Në një njoftim për shtyp, Harxhi shprehet se “përfaqësuesit e kandidatëve për kryetarë, përfshirë dhe përfaqësuesin tim si audit i të dhënave kompjuterike, Irel Elezi, nuk janë lejuar të kontrollojnë në sistem listën e anëtarësisë, me të cilën do votohet në dt. 13 qershor 2021”.

“Unë, si një nga kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, ende nuk jam pajisur me listën e anëtarësisë me të drejtë vote. Gjykoj se sa më sipër mund të ndikojë dhe të dëmtojë besueshmërinë dhe mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor. Prandaj i kërkoj kryetarit të Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, si dhe gjithë personave të tjerë përgjegjës, të marrin të gjitha masat për të mundësuar sa është vendosur dhe parashikuar nga Statuti i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë anëtarëve të Partisë, me të drejtë vote, që nesër të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të shprehen me vullnet të lirë për kandidatin që do t’i përfaqësojë si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë”, shprehet Edit Harxhi, kandidate për kryetare të Partisë Demokratike. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlbanian ICT Awards/ Veliaj: Parku i ri në Kashar do të kthehet në park teknologjie për Tiranën
Artikulli tjetërMbretëresha Elizabeta II feston ditëlindjen e 95-të