Ballina Flash

Lindi… 10 fëmijë!

JOHANESBURG, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Një grua nga provinca e Afrikës së Jugut, Gauteng lindi 10 foshnje, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Malian Halima Cissé e cila kishte lindur nëntë foshnje në Marok muajin e kaluar, raportoi media e Afrikës së Jugut.

”Gosiame Thamara Sithole, 37 vjeçe, lindi dy fëmijë më shumë sesa parashikimi i mjekëve, bazuar në testet diagnostike në një spital në Pretoria natën e kaluar”, njoftoi bashkëshorti, Teboho Tsotetsi për një gazetë.

Spitali theksoi se të gjithë fëmijët gëzojnë parametra të mirë shëndetësorë./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Bullgari, thellim i bashkëpunimit në arsim dhe nxitjen e politikave në mbështetje të rinisë
Artikulli tjetërSpiropali: Presidenti kreu vepër penale, thirrje publike për veprime të dhunshme