TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Në portin e Durrësit gjatë fundjavës vijon përpunimi i rreth 18 mijë tonë mallrave.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se po përpunohen 5 anije tregtare me 14 519 tonë tonë mallra çimento, xhama, tuba, etj.
Ndërsa 2 anije janë në pritje për ti përpunuar me me 3419 tonë mallra xhama dhe tuba.
Në portin e Durrësit gjatë 4-mujorit janar-prill të këtij viti janë përpunuar afro 1,4 milionë tonë mallra të ndryshme, duke regjistruar një rritje prej 16 % krahasuar me janar-prillin e vitit 2020. Ndërsa 239 anije tregtare dhe 287 tragete janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-prill të këtij viti.
Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga dhe drejt 67 porteve në 24 vende të botës.
/k.s//a.a/























