Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/8/2018

HYDERABAD (Indi) – Gjiganti suedez i mobilimit Ikea hap dyqanin e parë në Indi.

NAGASAKI (Japoni) – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara merr pjesë në ceremoninë e përvitshme përkujtimore të sulmit bërthamor të 9 gushtit.

ALGJESIRAS (Spanjë) – Mbërritja e një anijeje spanjolle me 87 migrantë në bord pasi Italia u ka mbyllur portat.

BEDMINSTER (SHBA) – Donald Trump zhvillon një tryezë të rrumbullakët për reformat penale.

UASHINGTON (SHBA) – Administrata kombëtare oqeanike dhe atmosferike (NOAA) publikon objektivat e saj për uraganet në Atlantik.

NJU JORK (SHBA) – Gjiganti koreano-jugor Samsung prezanton smartfonin e ri Galaxy Note 9.

UA​SHINGTON (SHBA) – Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence vizitë në Pentagon për të folur për forcën e ardhshme hapësinore kërkuar nga Donald Trump.

BUENOS AIRES (Argjentinë) – Senatorët votojnë për projektligjin që legalizon abortin./

/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Uashingtoni vendos sanksione kundër Rusisë pas sulmit me agjentin ‘’ Noviçok’’ në BM
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 9 gusht 2018