Ballina Bota

QIPRO – Rihapen pikat e kalimit midis dy pjesëve të ishullit

NIKOSIA, 4 qershor /ATSH-AFP/ – Kalimet midis pjesës veriore dhe jugore të Qipros së ndarë u rihapën sot, duke lejuar banorët në të dy anët e zonës tampon, të kontrolluar nga KB, të bashkohen me njëri-tjetrin pas më shumë se një viti mbylljeje për shkak të pandemisë COVID-19.

“Ky është një hap i mirë për të dy komunitetet për t’u afruar pas një viti e gjysmë pa qenë në gjendje të shihnin njëri-tjetrin”, tha Pentaliotis Panayiotis, 35 vjeç, një nga të parët qipriotë grekë që kaloi në vendkalimin rrugor.

Vendimi për të rihapur pikat e kalimit u mor pas një marrëveshje mbi masat e harmonizuara shëndetësore midis dy palëve, e konfirmuar nga udhëheqësi qipriot-grek, Nicos Anastasiades dhe qipriot-turk, Ersin Tatar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIPARD II/ Ekonomi: Fituam besimin e BE, shtohen sektorët që do mbështeten
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE mbyll hapësirën ajrore për kompanitë bjelloruse