Ballina Kosova

Pacolli: Përkrahja e Çekisë, e rëndësishme për Kosovën

PRISHTINË, 8 gusht/ATSH/- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, priti sot në një takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy, me të cilin diskutoi për zhvillimet e gjithanshme politike në Kosovë, rajon dhe me gjerë.

Pacolli dhe Silhavy  një vëmendje të posaçme i kushtuan edhe përkushtimit dhe vullnetit të dyanshëm ndër-shtetëror për thellimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale.

Mbështetja e mëtejshme e Republikës së Çekisë drejt proceseve të integrimit në strukturat euro-atlantike; liberalizimit të vizave; integrimit dhe anëtarësimit të vendit në organizata ndërkombëtare ishin disa nga temat tjera të bashkëbisedimit, për të cilat Pacolli ka vlerësuar se përkrahja e Republikës së Çekisë është shumë e rëndësishme. /Kosovapress/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFleckenstein: Shqipëria duhet të jetë krenare për reformën shumë ambicioze të drejtësisë
Artikulli tjetërARKEOLOGJI – Zbulohet një vath ari 2 200-vjeçar