Ballina Flash

FOKUS – Gjermania i jep fund prodhimit të uraniumit

DRESDEN, 1 qershor /ATSH-DPA/ – Prodhimi i uraniumit në Gjermani më në fund i kalon historisë.

Sot pasdite transporti i fundit i tij do të bëhet nga ambientet e pronësisë federale ”Wismut GmbH” në Koenigstein, në juglindje të Dresdenit.

”Pas 75 vjetësh, kjo shënon fundin e një pjese të rëndësishme të historisë gjermane që filloi gjatë Luftës së Ftohtë dhe vazhdon të ketë një ndikim edhe sot”, shpjegoi kompania.

Gjermania nuk është më në listën e vendeve prodhuese të uraniumit.

Dërgesa e fundit përfshin një përzierje prej 19,5 tonësh ujë dhe oksid uraniumi, uranium i ndarë gjatë pastrimit të ujit në Koenigstein dhe i ruajtur në dy kapanone.

Përzierja e uraniumit i është shitur kompanisë amerikane ”Nuclear Fuels”.

Nën mbikëqyrjen e Komunitetit Europian të Energjisë Atomike (Euratom) dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), të dy kapanonet u boshatisën për herë të fundit.

Prodhimi i planifikuar i uraniumit përfundoi në Gjermani në 1990, por 3,350 tonë uranium u prodhuan ende gjatë pastrimit të operacionit të trashëguar në landet e Saksonisë dhe Thuringias.

Uraniumi do të prodhohet akoma në të ardhmen. Por, sasitë do të jenë aq të vogla sa që ndarja nuk ka më kuptim.

Deri në vitin 1990, Gjermania Lindore ishte prodhuesi i katërt më i madh i uraniumit në botë.

Nga 1946 deri në mbylljen e tij, 216 350 tonë u prodhuan dhe u dërguan në Bashkimin Sovjetik, i cili përdori elementin radioaktiv për programin e tij bërthamor. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMIE publikon rregulloren e re për shërbimet postare
Artikulli tjetërKruja në dokumentet dhe fotografitë e rralla nga fondi i Arkivave