Ballina Bota

GREQI – Takim Mitsotakis-Erdogan në samitin e NATO-s

ATHINË, 31 maj /ATSH-ANA/ – Ministri i Jashtëm Nikos Dendias, pas një takimi me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu deklaroi se “qëllimi i takimit tonë të sotëm ishte të hapnim një proces për të arritur një mirëkuptim fillestar dhe, nëse është e mundur, normalizimin gradual të situatës në planin afatgjatë”.

Ministri i Jashtëm grek gjithashtu theksoi se ”takimi i sotëm ishte një mundësi për të pasuar një takim midis kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit Erdogan në kuadër të samitit të NATO-s më 14 qershor”.

Dendias tha se diskutimi përfshiu të gjitha çështjet në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, por edhe marrëdhëniet BE-Turqi dhe vuri në dukje se si Greqia dhe Turqia janë plotësisht të vetëdijshme për pozicionet e ndryshme dhe në disa çështje mjaft serioze, të kundërta me pozicionet që argumenton secili.

Ata gjithashtu ranë dakord për njohjen reciproke të certifikatave të vaksinimit Covid-19, në mënyrë që qytetarët e të dy vendeve që janë vaksinuar ose kanë një test negativ të mund të vizitojnë njëri- tjetrin. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLehtësimi i masave antikovid/ Dervishaj apel qytetarëve: Respektoni rregullat, gjoba ndaj shkelësve
Artikulli tjetërPërfitoi nga mbështetja e AZHBR-së/ Rama në kompleksin më të madh të serrave për kultivimin e fidanëve në Ballkanin Perëndimor