Ballina Flash

Twitter: Shumë shpejt versioni me pagesë

KALIFORNI, 31 maj /ATSH-ANSA/ – Versioni i paguar i Twitter-it po afron.

Ai do të quhet Blue, për të cilin u fol edhe disa javë më parë.

Platforma ka përditësuar informacionin për aplikacionin e saj në iPhone dhe iPad duke renditur shërbimin e ri që, megjithatë, nuk mund të aktivizohet për momentin.

Ai përfshihet në formulimin e blerjeve brenda aplikacionit dhe kushton 2,99 dollarë në muaj dhe do të jetë versioni i shumëpërfolur i paguar i rrjetit social.

Twitter Blue do të lejojë që përdoruesit e paguar të modifikojnë postimet e dërguara, përmes funksionit.

Kjo do të ishte arsyeja pse themeluesi Jack Dorsey gjithmonë ka refuzuar të vendosë opsionin në aplikacion për të gjithë, të përdorur deri më tani.

Ditët e fundit, Twitter gjithashtu ka hapur bisedat audio ”Spaces” për përdoruesit përmes desktopit dhe ka vendosur përsëri në këmbë procesin e kërkimit të kontrollit të verifikimit./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis faza e parë e shërbimeve në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit/ Rama: Duam të jetë qendër e transferimit të dijes
Artikulli tjetërLehtësimi i masave antikovid/ Kush shkel orën policore, mjeti i bllokohet për 30 ditë dhe jo 3 vite