Ballina Bota

VILNIUS – Lituania dëbon dy diplomatë bjellorusë

VILNIUS, 28 maj /ATSH-AFP/ – Lituania njoftoi sot dëbimin e dy diplomatëve bjellorusë për veprimtari të papajtueshme me statusin diplomatik, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme.

“Dy oficerëve të sigurimit bjellorus, që punojnë nën maskën e diplomatëve, u është kërkuar të largohen nga Lituania”, shkroi në Twitter ministri i Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis.

Ministria e tij njoftoi se një përfaqësues i ambasadës bjelloruse ishte thirrur për të protestuar “kundër shtypjes së vazhdueshme të shoqërisë civile bjelloruse dhe medieve të pavarura”.

Landsbergis shpjegoi se masa u mor, gjithashtu, në solidaritet me fqinjën baltike të Lituanisë, Letoninë, personeli i ambasadës të së cilës u dëbua nga Bjellorusia./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeri në fund të 2027-ës eksportet pritet të shkojnë në 36 % të PBB-së
Artikulli tjetërKërkesat në rritje të tregut, shtohen serrat me fidanë