Ballina Bota

TURQI – Çavusoglu në Athinë për bisedime të reja

STAMBOLL, 27 maj /ATSH-ANSA/ – Kontaktet politike mes Turqisë dhe Greqisë rifillojnë paralelisht me kontaktet ushtarake të nisura tashmë.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Athinë të dielën dhe të hënën, me ftesë të homologut grek, Nikos Dendias.

Gjatë vizitës së tij, Çavusoglu do të shkojë gjithashtu në rajonin kufitar me Turqinë, Thrace, ku jeton një mInoritet i rëndësishëm mysliman, pjesërisht me origjinë turke.

Vizita e Çavusoglusë në rajon, do të paraprihet nga ajo e zëvendësit të tij, Sedat Onal, i cili do të takohet me homologun grek, Kostas Fragogiannis në kuadër të Axhendës pozitive në sektorët ekonomikë dhe tregtar dakorduar në takimi i fundit në Ankara midis ministrave të jashtëm turk dhe grek, 15 prillin e kaluar.

Njoftimi i vizitës vjen ndërsa delegacionet nga Turqia dhe Greqia po zhvillojnë një video-konferencë në raundin e katërt të bisedimeve midis autoriteteve ushtarake, që synojnë zhvillimin e kanaleve të dialogut dhe parandalimin e situatave të konfliktit të mundshëm në zonat e diskutueshme, përfshirë Detin Egje dhe Mesdheun Lindor./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProjekt për restaurimin e Xhamisë Allajbegisë në fshatin Burim, në Dibër
Artikulli tjetërTOKIO 2020 – BE eksporton 100 milionë vaksina në Japoni në mbështetje të Olimpiadës