TIRANË, 25 maj/ATSH/ Plotësimi dhe dorëzimi i deklaratës individuale vjetore të të ardhurave, DIVA kryhet vetëm në mënyrë elektronike, për shtetasit shqiptarë dhe të huaj, nëpërmjet modulit e-filing në tatime.gov.al.
Për t’u regjistruar për DIVA duhen ndjekur këto hapa:
Regjistrimi i shtetasve shqiptarë:
1. Në faqen zyrtare të internetit të Administratës Tatimore: tatime.gov.al, klikoni në menunë e-Shërbime:

2. Zgjidhni rubrikën “Për individë”

3. Dhe më pas klikoni në linkun e evidentuar:

4. Plotësoni të dhënat personale në të gjitha fushat e Formularit që do t’ju shfaqet:

– Regjistrimi i shtetasve të huaj (jorezidentë)
Për t’u regjistruar, çdo individ i huaj (ose një person i autorizuar prej tij) duhet të paraqitet në zyrat e shërbimit të tatimpaguesve, ku do të pajiset me një numër identifikimi dhe fjalëkalimin përkatës.
/r.e/





















