SAN FRANCISKO, 23 maj /ATSH-AFP/ – App Store, dyqani thelbësor i aplikacioneve për iPhone, do të bëhej “një rrëmujë e madhe” sipas Tim Cook, kreu i Apple, nëse aplikacionet do të lejoheshin më lirshëm në smartphone, siç kërkohet nga Epic Games, botuesi i videolojës Fortnite, që e akuzon gjigantin e teknologjisë për krijimin e një monopoli.
Epic Games po kërkon që gjykata të deklarojë se rregulloret e Apple shkelin ligjet e antitrustit.
Një veprim i tillë do ta detyronte firmën të autorizonte dyqane alternative dhe të thjeshtonte qasjen për zhvilluesit e aplikacioneve.
“Sipas këtij skenari, ne nuk mund të garantonim më mbrojtjen e konfidencialitetit dhe sigurisë të të dhënave të përdoruesit”, tha Cook.
“Pa procesin e verifikimit të aplikacionit, App Store do të bëhej një rrëmujë e madhe e efekteve të dëmshme. Do të ishte gjithashtu e tmerrshme për zhvilluesit, të cilët kanë nevojë që dyqani të jetë një vend i sigurt dhe i besuar”, shtoi ai.
Dëshmia e Cook vjen pas një gjykimi 3-javor në një gjykatë në Oakland.
Të dy kompanitë kanë luftuar me njëra-tjetrën që nga gushti, kur Epic prishi kontratën e saj me Apple.
Përditësimi i tij Fortnite u ofroi lojtarëve një mënyrë për të anashkaluar sistemin e pagesave të App Store dhe kështu t’i shpëtojnë debitimit të drejtpërdrejt të një komisioni prej 30%./ /ervo/






















