Ballina Flash

Dita Botërore e Diversitetit Kulturor/ Soreca: Trashëgimi e madhe kulturore

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Sot është Dita Botërore e Diversitetit Kulturor.

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca u shpreh sot se “do të vazhdojmë të promovojmë dhe ruajmë më tej trashëgiminë e madhe kulturore që Europa, përfshirë Shqipërinë, ka për të ofruar”.

Ai shtoi se kjo është gjithashtu ambicia e programit “EU4Culture” në Shqipëri.

“Ndërsa hapim shoqëritë tona si pjesë e rimëkëmbjes socio-ekonomike post-Covid-19, ne do të vazhdojmë të promovojmë dhe ruajmë më tej trashëgiminë e madhe kulturore që Europa, përfshirë Shqipërinë, ka për të ofruar. Kjo është gjithashtu ambicia e programit EU4Culture në Shqipëri”, u shpreh sot Soreca në një postim në rrjetet sociale.

Soreca ka shpërndarë edhe një postim të BE ku theksohet se, “Europa është e pamendueshme pa pasurinë e saj kulturore. BE është e përkushtuar për të ruajtur dhe promovuar kulturën, dhe për ta bërë atë të arritshme për të gjithë, si në BE dhe globalisht”. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUlet niveli i humbjeve në sektorin e energjisë në 24.17 % në 3-mujorin e parë 2021
Artikulli tjetërShqipëri-Zvicër/ Nënshkruhet marrëveshja që mbështet demokracinë vendore dhe aksionin civil