Ballina Flash

Stafi i Ministrisë së Drejtësisë dhuron gjak

TIRANË, 21 maj /ATSH – I. Vata/ Stafi i Ministrisë së Drejtësisë iu bashkua sot nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin e gjakut, nën moton se dhurimi i gjakut është akti më fisnik dhe human për të shpëtuar jetë.

“Një vit i vështirë, por dhurimi i gjakut është akti më fisnik dhe human që secili nga ne duhet të bëjë për të shpëtuar jetë dhe sidomos në situatën aktuale, ku për shkak të pandemisë Covid-19 nevojat për gjak janë edhe më të rritura”, shprehet ministrja Gjonaj duke përshëndetur nismën.

Njësia lëvizëse e Kryqit të Kuq Shqiptar ishte në mjediset e Ministrisë, ku drejtuesit dhe i gjithë stafi u bashkuan në ndihmë të fëmijëve talasemikë në Shqipëri.

Sot Shqipëria ka rreth 600 fëmijë talasemikë që çdo tre javë kanë nevojë për një flakon gjak. /j.p/r.e/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Japonia miraton vaksinat e Moderna-s dhe AstraZeneca-s
Artikulli tjetërSHBA – Bisedime Biden-Moon Jae In për kërcënimin bërthamor të Phenianit