Ballina Flash

COVID-19 – Japonia miraton vaksinat e Moderna-s dhe AstraZeneca-s

TOKIO, 21 maj /ATSH-AFP/ – Qeveria japoneze miratoi sot vaksinat kundër COVID-19 të Moderna-s dhe AstraZeneca-s duke theksuar se kjo e fundit nuk do të përdorej menjëherë për shkak të rreziqeve të rralla, por me komplikacione të rënda.

Drita e gjelbër e autoriteteve do të mundësojë përshpejtimin e fushatës së vaksinimit në Japoni për të cilën qeveria është kritikuar ashpër dy muaj nga Lojërat Olimpike të Tokios 2020 (23 korrik-8 gusht).

Të paktën 2% e 125 milionë banorëve të Japonisë kanë marrë në fakt dy injektime të vaksinës Pfizer/BioNTech, e vetmja e miratuar nga qeveria japoneze deri tani.

Për t’u tregtuar në arkipelagun japonez, çdo prodhim shëndetësor duhet të bëhet objekt i studimeve klinike të plota në territoret japoneze, gjë që ka vonuar vënien në dispozicion të vaksinave në raport me vendet e tjera.

Liberalizimi i ngarkesave të para të Moderna-s do të përshpejtojë fushatën e vaksinimit, ndërkohë që kjo do të përkojë me hapjen javën e ardhshme të dy qendrave të vaksinimit në masë në Tokio dhe Osaka.

Japonia nuk do të përdorë menjëherë vaksinën e AstraZeneca-s për shkak të rasteve të rralla të trombozave të konstatuara në vendet e tjera./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFillimi zyrtar i negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe MV/ Várhelyi viziton Sofjen dhe Shkupin
Artikulli tjetërStafi i Ministrisë së Drejtësisë dhuron gjak