Ballina Bota

SHBA – Pretendimet e papunësisë në nivelin më të ulët

UASHINGTON, 20 maj /ATSH-DPA/ – Të dhënat e lëshuara sot nga Departamenti amerikan i Punës treguan se pretendimet e papunësisë në SHBA ranë pak më shumë  nga sa pritej në javën që përfundoi më 15 maj.

Sipas të dhënave, pretendimet fillestare të papunësisë ranë në 444 000 javën e kaluar, më poshtë nga 478 000 kërkesa të rishikuara javën e kaluar, ndërkohë që ekonomistët kishin pritur një ulje në rreth 450 000 në javën që përfundoi më 15 maj.

Kjo ulje shumë më e madhe se sa pritej e bën shifrën e pretendimeve të papunësisë më të ultën që nga java që mbaroi më 14 mars 2020, kur ra në 256 000.

Të dhënat e Departamentit të Punës gjithashtu treguan se numri i pretendimeve të vazhdueshme u rrit papritur me 111 000 javën e kaluar, në 3,75 milionë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria ushqimore/ 168 inspektime, 27 masa për subjektet
Artikulli tjetërKrimet elektorale/ Kim: Kush ka mohuar të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë, të përballet me drejtësinë