Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë 19 maj 2021

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore. Moti do të jetë i kthjellët me vranësira fare të pakta kalimtare në të gjithë territorin.

Pas orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes vranësirat vijnë përsëri në shtim mesatare deri të dendura. Në orët e vona të mbrëmjes këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta kryesisht në zonën e veriut dhe atë të qendrës.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje 1-8 m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/26 Diell re
Kukës 11/25 Diell re
Lezhë 12/26 Diell re
Dibër 9/23 Diell re
Durrës 13/26 Diell re
Tiranë 14/27 Diell re
Elbasan 12/27 Diell re
Berat 12/28 Diell re
Vlorë 14/26 Diell re
Korcë 10/23 Diell re
Gjirokastër 9/26 Diell re
Sarandë 12/25 Diell re

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPëllumbi: Meta vuri institucionin e Presidencës në shërbim të interesave ngushtësisht politike
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/5/2021