Ballina Bota

COVID-19 – Italia lehtëson shtetrrethimin e natës

ROMË, 17 maj /ATSH-ANSA-DPA/ – Italia ka vendosur të lehtësojë shtetrrethimin e natës për shkak të rënies së niveleve të infeksionit dhe, për aq sa është e mundur, planifikon ta heqë atë nga 21 qershori, njoftuan sot zyrtarët pas konsultimeve midis qeverisë së kryeministrit Mario Draghi dhe ekspertëve të shëndetit.

Në zonat e ashtuquajtura të verdha, ku ekziston një rrezik i moderuar i COVID-19, shtetrrethimi do të kthehet një orë prapa, në 23:00, në vend të 22:00 aktualisht dhe nga 7 qershori do të shtyhet edhe me një orë tjetër, deri në mesnatë.

Aktualisht, ora policore zgjat deri në 5 të mëngjesit.

“Kjo masë do të hyjë në fuqi sa më shpejt që të ketë një dekret”, thanë zyrtarët.

Në qershor, disa nga 20 rajonet e Italisë është vendosur gjithashtu të shpallen zona të bardha, që do të thotë pothuajse asnjë kufizim COVID-19.

Italia ka lehtësuar gradualisht masat për javë të tëra, së bashku me rënien e niveleve të infeksionit.

Të gjitha rajonet, përveç Valle d’Aosta janë klasifikuar si zona të verdha./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSekuestrohen 400 kg kokainë në Kosovë/ Çuçi: Dëshmi suksesi, do ketë operacione të tjera
Artikulli tjetërVaksinimi antikovid/ 680,083 vaksinime që nga nisja e fushatës “Shqipëria buzëqesh”