Ballina Flash

India shpërndan ilaçin e ri për trajtimin e COVID-19

NJU DELHI, 17 maj /ATSH-DPA/ – India ka filluar shpërndarjen e një ilaçi të zhvilluar rishtazi për të trajtuar simptomat e COVID-19, që thuhet se zvogëlon varësinë e pacientëve nga oksigjeni dhe shpejton shërimin e tyre.

Ilaçi i quajtur 2-deoksi-D-glukozë (2-DG) u zhvillua nga një laborator i Organizatës së Kërkimit dhe Zhvillimit të Mbrojtjes të Indisë (DRDO) dhe kompanisë farmaceutike “Dr Reddy’s Laboratories”.

Grupi i parë i dozave të ilaçit do të përdoret fillimisht në spitalet e kryeqytetit.

Megjithatë, disa ekspertë kanë vënë në dyshim efikasitetin e ilaçit të ri, duke thënë se nuk janë botuar prova të mjaftueshme nga provat klinike të fazës 2 dhe 3.

”Një variacion i 2-DG është përdorur më herët mbi një bazë eksperimentale për të trajtuar shtame të caktuara të kancerit, por nuk është miratuar ende për atë qëllim”, tha biologu molekular Rakesh Mishra.

“Ilaçi i ri bllokoi aftësinë e virusit për t’u shumuar në qeliza të caktuara. Një përqindje e konsiderueshme e pacientëve në prova mund të hiqet nga mbështetja e oksigjenit pas marrjes së dy dozave”, theksoi ai.

Mishra shtoi se ilaçi ka për qëllim të trajtojë pacientët në fazat e hershme në mënyrë që gjendja e tyre të mos bëhet më serioze./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta në samitin e Brdo-Brijunit: Anëtarësimi europian qëllim strategjik kombëtar
Artikulli tjetërXhaçka takim me Kryepeshkopin Frendo: Shqipëria, vend i vëllazërisë fetare