Ballina Bota

COVID-19 – Edhe Singapori përforcon kufizimet

BANGKOK, 14 maj /ATSH-DPA/ – Qeveria e Singaporit shtrëngoi kufizimet mbi pandeminë në një nivel që nuk është parë që nga mesi i vitit 2020 duke ndaluar darkat në restorante dhe duke kufizuar ngjarjet deri në 100 persona.

Kufizimet duhet të jenë në fuqi për një muaj, që nga e diela dhe përfshijnë kufizimin e takimeve ballë për ballë dhe në grupe jo më shumë se dy në të njëjtën kohë.

“Nëse doni të dilni për ndonjë gjë, pazar ushqimesh, ushtroni, tani e tutje maksimumin prej dy personash”, theksoi Lawrence Wong, ministri i Financave dhe kryetar i ekipit të qeverisë për përgjigjen pandemike.

“Do të jetë e vështirë për të gjithë, por nëse të gjithë bëjmë pjesën tonë, ne do të jemi në gjendje të frenojmë përhapjen e tij”, theksoi kryeministri Lee Hsien Loong.

Sot, Ministria e Shëndetësisë raportoi 52 raste të reja me koronavirus, numri më i lartë ditor i regjistruar që nga shtatori. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBreshëri dëmton kulturat bujqësore në Myzeqe/ Braçe: Duhet strategji e re për prodhimin, më shumë serra
Artikulli tjetërATHINË – Greqia hap dyert edhe për turistët e vaksinuar me Sputnik V