Ballina Bota

ATHINË – Greqia hap dyert edhe për turistët e vaksinuar me Sputnik V

ATHINË, 14 maj /ATSH-ANSA/ – Greqia do të hapë tashmë dyert edhe për turistët që kanë marrë vaksinën ruse Sputnik V, deklaroi Ministria greke e Turizmit.

Greqia, destinacion turistik shumë i frekuentuar nga rusët, është vendi i parë europian që hap kufijtë për personat e vaksinuar me Sputnik V.

“Athina nuk do të ketë më nevojë të vendosë personat e vaksinuar në karantinë për shtatë ditë pas mbërritjes së tyre”, deklaroi ministri grek i Turizmit Harry Theocharis.

Turistët rusë do të prezantojnë një certifikatë vaksinimi ose një rezultat negativ të testit COVID-19, të kryer 72 orë para fluturimit.

Pasagjerët do të testohen gjithashtu rastësisht pas mbërritjes së tyre”, deklaroi Theocharis.

Nëse testi rezulton pozitiv, turistët do të izolohen në një banesë të paguar nga qeveria greke.

Njoftimi i Theocharis vjen ndërsa Greqia kërkon të gjallërojë sektorin e saj të turizmit, një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së saj, pasi u godit nga pandemia e COVID-19./  /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Edhe Singapori përforcon kufizimet
Artikulli tjetërFOKUS – Pahor: Zgjerimi i BE me Ballkanin Perëndimor domosdoshmëri gjeopolitike