Ballina Flash

Modeli agresiv ”Ferrari 812 Competizione”

MARANELO, 6 maj /ATSH-ANSA/ – Kompania Ferrari prezanton versionin e ri special dhe me shitje të kufizuara ”Ferrari 812 Competizione”.

Prezantimi i supermejtit u bë online për shtypin e specializuar, klientët dhe tifozët nga e gjithë bota u zhvillua në një mjedis të jashtëzakonshëm, selia e re e e Ferrarit me pamje nga pista e Fioranos.

Ferrari ”812 Competizione” dhe ”812 Competizione A” janë të pajisura me motorin V12 me një fuqi motorike prej 6 500 kuajsh fuqi.

Ferrari 812 përshkon nga 0 në 100 km/h në vetëm 2,85 sekonda dhe nga 0 në 200 km/h në 7,5 sekonda.

Për të arritur këto rezultate, inxhinierëve nga Maranello iu desh të ridizajnojnë dhe rishikojnë aspekte të shumta të 812, duke përdorur gjerësisht fibra karboni si në pjesën e jashtme ashtu edhe në ambientet e brendshme dhe që lejuan një lehtësim të makinës deri në 38 kg./    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu/ KPK shkarkon nga detyra Ramazan Avdiun, gjyqtar në Gjykatën e Elbasanit
Artikulli tjetërSpaceX zbarkon me sukses në fluturimin testues