Ballina Flash

SpaceX zbarkon me sukses në fluturimin testues

MEKSIKË, 6 maj /ATSH-AA/ – Prototipi SN15 i anijes hapësinore të gjeneratës së re Starship, të cilën kompania amerikane e hapësirës dhe aviacionit SpaceX po planifikon ta dërgojë në Mars, zbarkoi me sukses në fluturimin testues.

Prototipi SN15 i Starship fluturoi rreth 10 minuta në lartësi të madhe në përpjekjen e tij të pestë.

Duke arritur një lartësi prej 10 kilometrash pasi u ngrit nga toka në fluturimin testues në Gjirin e Meksikës, SN15 filloi të ulej.

Starship zbarkoi me sukses. Pjesa e sipërme e pistës ku ra anija u lag me ujë në mënyrë që të mos shkaktonte zjarr.

Fluturimet e mëparshme testuese të anijes më 9 dhjetor 2020 dhe 2 shkurt, 3 mars dhe 6 prill rezultuan në një shpërthim gjatë uljes.

SpaceX synon të përdorë Starship në ekspeditat me njerëz në Hënë dhe Mars.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakModeli agresiv ”Ferrari 812 Competizione”
Artikulli tjetërBM – G7-a thellësisht e shqetësuar për sjelljen e Rusisë