Ballina Bota

COVID-19 – Zvicra kapërcen pragun e 10 000 viktimave

GJENEVË, 5 maj /ATSH-AFP/ – Zvicra, me rreth 8,6 milionë banorë, tejkaloi sot pragun e 10 000 vdekjeve nga COVID-19 që nga fillimi i epidemisë, sipas qeverisë.

Raporti i fundit ditor nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (OFSP) raporton gjithsej 664 332 raste infektimi dhe 10 012 vdekje në vendin alpin.

“Treguesit e ndryshëm, numri i rasteve, shtrimet në spital, zënia e njësive të kujdesit intensiv, vdekjet, sugjerojnë se epidemia është aktualisht e qëndrueshme në Zvicër, madje edhe në rënie të lehtë”, tha grupi i qeverisë së ekspertëve COVID-19, në një raport të lëshuar sot.

Shkalla e riprodhimit të virusit ka rënë nën 1 në ditët e fundit (0,93), kështu që numri i rasteve të reja ditore vazhdon të bjerë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 mund të infektojë edhe trurin
Artikulli tjetërCOVID-19/ Brataj: Sezoni turistik i lehtësuar dhe pa maska falë vaksinimit masiv të popullatës