SHKUP, 4 maj /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut ka raportuar 67 raste të tjera COVID-19 dhe 782 pacientë të shëruar nga virusi në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave te fundit nga Ministria e Shëndetësisë, deri më tani në vend janë regjistruar gjithsej 152 814 raste të konfirmuara me COVID-19, prej të cilëve 134 653 janë shëruar.
MV ka regjistruar edhe 31 viktima nga COVID-19, duke e çuar në 4 992 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 13 169./ /ervo/





















