TIRANË, 4 maj /ATSH/ 11 % e stokut të kredisë së dhënë bizneseve në industrinë e turizmit i janë nënshtruar ristrukturimit vitin e kaluar.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë vitit 2020 në mbështetje të bizneseve dhe individëve në vështirësi likuiditeti në kushtet e krizës ekonomike që krijoi pandemia COVID-19, ndërmori masa lehtësuese, ndër të cilat ishte dhe ristrukturimi i kredive.
Kredia e ristrukturuar për këta sektorë të industrisë dhe turizmit shënoi vlerën 6 miliardë lekë ose sa një e katërta e kredisë së përgjithshme të ristrukturuar gjatë vitit.
Ndërkohë që, sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 75 % e kredisë së ristrukturuar ishte në valutë të huaj. /j.p/r.e/























