TIRANË, 30 prill /ATSH/ Kuvendi mblidhet më 4 maj, ora 10:00.
Në rendin e ditës janë 12 akte normative që lidhen me buxhetin e vitit 2021, vaksinat, rindërtimin, letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë, regjistrin e pronarëve përfitues, pajisjen e qytetarëve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit etj.
Ndërkohë po në rendin e ditës janë dhe 12 dekrete për kthim ligji nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke nisur nga vlerësimi kalimtar i Policisë, Gardës dhe SHÇBA, tek ndryshimet në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Civile, Kodin e Procedurës Penale si dhe organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatave apo Prokurorive.
/j.p/r.e/






















