Ballina Bota

SPANJË – PBB rënie me 0,5% në T1 2021

MADRID, 30 prill /ATSH-AFP/ – Spanja ka regjistruar një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 0,5% në tremujorin e parë, si pasojë e kufizimeve kundër valës së tretë të COVID-19 dhe nga një valë të ftohti dhe dëbore, sipas vlerësimeve zyrtare të publikuara sot.

Në tremujorin e katërt të vitit 2020, rritja ishte zero, kujton Instituti Kombëtar i Statistikave (INE).

Nëse PBB u ul me 0,5% krahasuar me tremujorin paraardhës, rënia gjatë një viti është shumë më intensive (-4,3% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020).

Qeveria parashikon një rikthim të fortë të rritjes për 2021, në 6,5%, pas një rënie prej 10,8% të PBB-së në 2020 për shkak të pandemisë, një nga rëniet më të mëdha mes vendeve të zhvilluara.

Ekonomia spanjolle vuajti në janar dhe shkurt nga kufizimet e reja të vendosura për të parandaluar valën e tretë, veçanërisht në turizëm dhe hoteleri dhe u prek gjithashtu nga stuhia e dëborës Filomena, që paralizoi Madridin dhe një pjesë të madhe të vendit për dhjetë ditë në fillim të janarit.

Ky tremujor i parë më i dobët nga sa pritej bëri që qeveria të rishikojë në rënie parashikimin e saj të rritjes për 2021, në 6,5% gjatë një viti nga 7,2% të parashikuar më parë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Rihapje graduale e jetës publike nga 19 maji
Artikulli tjetërKreditimi i biznesit u rrit me 5 % në mars