NJU JORK, 29 prill /ATSH-AFP/ – Pas muajsh kujdesi ekstrem përballë një vale të dytë të COVID-19, qyteti i Nju Jorkut planifikon të rihapet plotësisht më 1 korrik, tha sot kryebashkiaku i tij Bill de Blasio.
“Ne i kemi vendosur vetes qëllimin për të rihapur plotësisht Nju Jorkun më 1 korrik”, shkroi de Blasio në Twitter.
“Ne jemi gati për një rihapje të dyqaneve, bizneseve, zyrave, teatrove”, tha ai në kanalin MSNBC.
Kryebashkiaku nuk specifikoi saktësisht se çfarë përfshinte kjo rihapje në lidhje me heqjen e kufizimeve, duke theksuar se kishte ende “shumë punë për të bërë” për të përmbushur këtë objektiv./ /ervo/












