Ballina Bota

MV – Masa të reja kufizuese antiCOVID-19

SHKUP, 27 prill /ATSH-AA/ – Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse dhe ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet e masave për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së COVID-19.

“Me këto ndryshime dhe plotësime, duke filluar nga nesër, më 28 prill, kufizimi i lëvizjes për popullatën dhe për automjetet e transportit publik në mbarë territorin e shtetit, do të fillojë nga ora 21:00 deri në ora 05:00”, shkruhet në njoftimin me shkrim të kabinetit të qeverisë.

Sipas dekretit të ri të qeverisë, ambientet e hapura të objekteve të hotelierisë do të punojnë deri në ora 20:30.

Përjashtim nga ndalesa dhe regjimi i posaçëm i lëvizjes janë orët e mbrëmjes mes 1 dhe 2 majit, gjatë Pashkës Ortodokse, si edhe në mbrëmjen mes 13 dhe 14 majit, gjatë festës fetare të Bajramit.

Masat e reja vlejnë deri më 15 maj./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Socialistët me demokratët shqiptarë duan ta bëjnë Shqipërinë anëtare të BE”/ Nuk mjafton vullneti i ne fituesve, duhet dhe vullneti i PD
Artikulli tjetërRama-Bashës: Prano humbjen me dinjitet dhe me bindjen se nuk bëre dot çfarë deshe, por bëre gjithë sa munde