Ballina Flash

Superhëna e parë e vitit

ATHINË, 27 prill /ATSH-ANA/ – Superhëna e parë e vitit do të dalë sonte dhe do të pasohet nga dy superhëna të tjera në 2021.

Superhënat ndodhin kur Hëna kalon më afër Tokës në orbitën e saj eliptike, në mënyrë që hëna e plotë të duket më e madhe se zakonisht.

Hëna do t’i afrohet Tokës në një distancë prej 357 379 kilometrash.

Superhëna quhet tradicionalisht “Hëna Rozë” pasi korrespondon me lulëzimin e parë të luledeleve. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNumërimi i votave/ Ambasada e SHBA-së: Ekipet e vëzhgimit vazhdojnë monitorimin deri në fund
Artikulli tjetërKufiri me Greqinë/ MEPJ: Kapshtica e mbyllur deri më datën 3 maj