TIRANË, 26 mars /ATSH – I. Vata/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rreth orës 20:21 të së hënës të dhënat e qarkut Kukës, ku janë numëruar 141 qendra votimi nga 141 qendra votimi në total.
Qarku Kukës përfundon procesin e numërimit të votave në bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë.
Në 141 qendra votimi të qarkut Kukës, PS ka marrë 13856 vota ose 35.84 %, PD-AN 24071 vota ose 62.27 %, LSI 64 vota ose 0.17 %, PSD 183 vota ose 0.47 %, PLDSH 56 vota ose 0.14 %, BD 51 vota ose 0.13 %, NTH 45 vota ose 0.12 %, LN 74 vota ose 0.19 %, LRE 134 vota ose 0.35 %./j.p/r.e/





















