Ballina Flash

Meta: Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit

TIRANË, 26 prill/ATSH/Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.

Në një reagim Presidenti Meta thekson se “numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivalëve”.

“Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund”, – tha Meta./k.s/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQarku Shkodër/Numërohen votat në 109 qendra votimi nga 411, kryeson PD
Artikulli tjetërQarku Kukës/ Numërohen 88 qendra votimi nga 141 gjithsej, kryeson PD