Ballina Flash

Qarku Shkodër/Numërohen votat në 109 qendra votimi nga 411, kryeson PD

TIRANË, 26 prill/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në qarkun e Shkodrës deri tani janë numëruar votat në 109 qendra votimi nga 411 gjithsej në këtë qark.

Referuar të dhënave të deri tanishme Partia Demokratike kryeson. Gjithsej numëron 12 136 vota ose 42.75% të votave.

Ndërkohë Partia Socialiste numëron 8358 ose 29.44% të votave.

Lëvizja Socialiste për Integrim deri tani ka 2764 vota ose 9.74% ndërsa PSD ka marrë 4204 vota ose 14.81%. Partia Lëvizja për Ndryshim ka 329 vota ose 1.16 %.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjendet nëndetësja e zhdukur indoneziane
Artikulli tjetërMeta: Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit