Ballina Flash

Gjendet nëndetësja e zhdukur indoneziane

XHAKARTË, 26 prill /ATSH-AA/ – Ushtria e Indonezisë konfirmoi se nëndetësja e zhdukur është gjetur dhe se të gjithë 53 pjesëtarët e ekuipazhit brenda kanë humbur jetën.

Duke folur në një konference shtypi në Bali, shefi ushtarak indonezian Hadi Tjahjanto theksoi se një imazh që është konfirmuar të jetë pjesë e anijes së mbytur përmban spiranca dhe pjesë të tjera të anijes, duke përfshirë rrobat e sigurisë së ekuipazhit.

“Mund të thuhet se KRI Nanggala-402 është mbytur dhe i gjithë ekuipazhi i saj ka humbur jetën”, theksoi ai bazuar në prova autentike.

Nëndetësja indoneziane u zhduk me ekuipazhin e saj gjatë një stërvitjeje të mërkurën.

KRI Nanggala-402 u ndërtua në Gjermani në vitin 1977 dhe hyri në shërbim në Marinën Indoneziane në vitin 1981./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCelibashi: Historitë me komisionerë të lodhur apo të sëmurë, duhet të marrin fund
Artikulli tjetërQarku Shkodër/Numërohen votat në 109 qendra votimi nga 411, kryeson PD