TIRANË, 25 mars /ATSH – I. Vata/ Drejtuesi politik i PD në qarkun e Durrësit, Edi Paloka falënderoi në një deklaratë për mediet të gjithë bashkëpunëtorët që punuan fort për të arritur atë që ai e cilësoi fitore e ditës së sotme.
“Është momenti që të shohim nga e ardhmja të projektojmë të ardhmen tonë, është momenti të falenderojmë të gjithë ata që me përkushtim gjatë gjithë kësaj kohe punuan, sakrifikuan për të arritur këtë fitore sot, prandaj unë kam falënderimet më të mëdha për të gjithë”, tha Paloka.
Po ashtu, Paloka tha se “jam i bindur që edhe numërimi do të jetë i rregullt sipas të gjitha procedurave dhe në fund kjo fitore do të konfirmohet në të gjitha kutitë e votimit”. /j.p/














