Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/4/2021

FRANCE – Rikthimi në shkolla për nxënësit e arsimit fillor dhe në distancë për një javë në kolegje dhe shkolla të mesme.

ÇERNOBIL (Ukrainë) – Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të katastrofës së Çernobilit.

HELSINKI (Finlandë) – Fundi i gjendjes së jashtëzakonshme.

ROMË (Itali) – Fillon heqja e kufizimeve kundër COVID-19, me rihapjen e pjesshme të shkollave, bareve dhe restoranteve, teatrove dhe sallave të koncerteve.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim informal i ministrave të BE-së të Bujqësisë dhe peshkimit.

STOKHOLM (Suedi) – Samit virtual për ndryshimet klimatike, organizuar nga Fondacioni Nobel.

BRUKSEL (Belgjikë) – Seancë plenare e Parlamentit Europian.

BRUKSEL (Belgjikë) – Debat në Parlamentin Europian për vizitën në Turqi të shefave të BE-së.

BRUKSEL (Belgjikë) – Votim i eurodeputetëve për heqjen e imunitetit parlamentar të deputetit grek, Iannis Lagos, ish-anëtar i Agimit të Artë.

GLASGOW (Britani e Madhe) – Heqja e disa kufizimeve, si rihapja e kafeneve dhe pub-eve në Skoci.

ROMË (Itali) – Kryeministri Draghi prezanton planin e rimëkëmbjes para Parlamentit.

UASHINGTON (SHBA) – Kamala Harris takohet për krizën migratore me presidentin e Guatemalës, Giammattei.

UASHINGTON (SHBA) – Hyjnë në fuqi sanksionet tregtare amerikane kundër kompanive bjelloruse./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQarku Fier/ Numërohen 111 qendra votimi, PS 53.33%, PD-AN 37.86%
Artikulli tjetërQarku Tiranë/ Numërohen 191 QV, PS 51.41 %, PD-AN 36.08%