Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel 25 prill 2021

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë për ditën e diel do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë perëndimore.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat mesatare kalimtare në relievet malore të zonës së qendrës dhe jugut në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje e lehtë dhe mesatare shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/22 Diell
Kukës 4/19 Diell
Lezhë 6/23 Diell
Dibër 2/17 Diell
Durrës 7/22 Diell
Tiranë 7/24 Diell
Elbasan 5/25 Diell
Berat 5/24 Diell
Vlorë 8/22 Diell
Korcë 3/17 Diell
Gjirokastër 5/23 Diell
Sarandë 6/22 Diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVaksinimi masiv antikovid/ Kryhen 400 mijë vaksinime në vend
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/4/2021