TIRANË, 22 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sërish sot pamje pa koment nga fushata elektorale që po zhvillon Partia Socialiste dhe nga fushata e Partisë Demokratike.
“Pa koment”, tha Rama, ndërsa ndau foto nga takimi elektoral i Partisë Socialiste dhe një tjetër foto nga takimet e Partisë Demokratike.
Në foton e takimit elektoral të fushatës së PS-së duket qartë respektimi i rregullave antikovid, ndërsa në takimin elektoral të PD-së nuk janë respektuar rregullat bazë të distancimit social dhe evitimit të grumbullimeve.
/m.m/r.e/






















