Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës”/ Çmenduri e padëgjuar

TIRaNË, 22 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar”.

Rama tha se “thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim”.

Kryeministri shprehu besimin se “e diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve”.

Sipas administratorit të Vaqarrit, Gentian Myrto mbështetës të PD-së, me në krye Florenc Hoxhën, kanë ndaluar dje shpërndarjen e ushqimit që ishte parashikuar për shtrimin e një iftari për banorët e lagjes Ibra në Vaqarr.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.