Ballina Flash

FORMULA 1 – Italia stacioni i radhës

IMOLA, 16 prill /ATSH-AA/ – Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e dytë të sezonit që do të zhvillohet në Itali.

Çmimi i Madh i Emilia-Romagna do të zhvillohet me 63 xhiro në Pistën Imola, që mban të njëjtin emër me qytetin, e gjatë 4,909 metra.

Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 14:00 ndërsa gara të dielën më 18 prill në orën 15:00.

Etapën e parë të kampionatit që u zhvillua në Bahrein, e fitoi piloti britanik i Mercedes-it, Lewis Hamilton.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Grand Prix-it të Italisë janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 25 pikë

2. Max Verstappen (Holandë): 18

3. Valtteri Bottas (Finlandë): 16

4. Lando Norris (Britani e Madhe): 12

5. Sergio Perez (Meksikë): 10

Klasifikimi i ekipeve

1. Mercedes: 41

2. Red Bull: 28

3. McLaren: 18

4. Ferrari: 12

5. AlphaTauri: 2

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇomo: T’i japim kryeministrit mbështetjen maksimale për ta bërë Shqipërinë që të buzëqeshë
Artikulli tjetërBeckham në bordin e një Maserati