Beckham në bordin e një Maserati

MODENA, 16 prill /ATSH/ – Sigurisht që nuk do të ketë asnjë pengesë që do të parandalojë David Beckham të ndërmarrë një udhëtim adrenaline me një Maserati, shkruan vanityfair.it.

”Është emocionuese për mua të filloj këtë partneritet me Maserati, një markë ikonë italiane që ndan admirimin tim të njëjtë për risitë më të mëdha dhe dizajnin më të mirë”, shtoi Beckham.

”Në një moment kaq të rëndësishëm në historinë e tij, unë pres që të punoj ngushtë me Maseratin dhe të vazhdoj këtë rritje me ta në një shkallë globale”, thotë Beckham.

Ikona globale e sportit, filantropi, biznesmeni dhe pionieri i stilit, David Beckham është partneri i përsosur për të shoqëruar Maseratin në fazën tjetër të udhëtimit të tij duke thyer kufijtë dhe duke e sjellë markën në ballë të makinave luksoze në shekullin e 21-të.

”Marka vazhdon të projektohet me përsosmëri. Maserati sfidon status quo-në çdo ditë falë të qenit novator nga natyra, i nxitur nga pasioni dhe unik nga dizajni. Partneriteti me David Beckham shpreh të gjitha këto vlera”, komenton Paolo Tubito, kreu i marketingut të Maseratit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.