IMOLA, 16 prill /ATSH-AA/ – Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e dytë të sezonit që do të zhvillohet në Itali.
Çmimi i Madh i Emilia-Romagna do të zhvillohet me 63 xhiro në Pistën Imola, që mban të njëjtin emër me qytetin, e gjatë 4,909 metra.
Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 14:00 ndërsa gara të dielën më 18 prill në orën 15:00.
Etapën e parë të kampionatit që u zhvillua në Bahrein, e fitoi piloti britanik i Mercedes-it, Lewis Hamilton.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Grand Prix-it të Italisë janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 25 pikë
2. Max Verstappen (Holandë): 18
3. Valtteri Bottas (Finlandë): 16
4. Lando Norris (Britani e Madhe): 12
5. Sergio Perez (Meksikë): 10
Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes: 41
2. Red Bull: 28
3. McLaren: 18
4. Ferrari: 12
5. AlphaTauri: 2











