Çomo: T’i japim kryeministrit mbështetjen maksimale për ta bërë Shqipërinë që të buzëqeshë

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Kandidatja e Partisë Socialiste në Tiranë, Najada Çomo tha se “ne të gjitha gratë shquhemi nga mençuria dhe durimi për të bërë gjëra të mira dhe sigurisht nga guximi dhe përkushtimi për të sfiduar rreziqet e shumta”.

Gjatë takimit me gra dhe vajza në Tiranë ku i pranishëm ishte dhe Kryeministri Rama, ajo tha se, “në emër të gjithë stafeve mjekësore që përfaqësoj ju jap suportin dhe mbështetjen time maksimale dhe sigurisht mirënjohja e tyre shkon për suportin maksimal të qeverisë shqiptare”.

“Ju siguroj që do bëj më të mirën për kujdesin për jetën dhe për kujdesin për qytetarët. Le t’i japim kryeministrit të vendit, Edi Ramës, mbështetjen maksimale për qeverinë e re për të bërë Shqipërinë që të buzëqeshë”, përfundoi Çomo.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.