Ballina Bota

BRUKSEL – Von der Leyen vaksinohet kundër COVID-19

BRUKSEL, 15 prill /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi sot vaksinimin e saj kundër COVID-19 duke postuar një fotografi në Twitter ndërsa vaksinohej.

“Jam shumë e lumtur që u vaksinova sot me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19”, shkroi kreu i ekzekutivit të BE-së.

“Ritmi i vaksinimeve do të rritet, sepse dërgesat po përshpejtohen në BE”, shtoi ajo.

Sipas një zëdhënësi të BE-së, deri më tani janë vaksinuar shtatë nga 27 eurokomisionerët./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak140 pika grumbullimi për produktet bujqësore/ Fermerët nuk shesin më me çanta nëpër rrugë
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 2520 testime, 572 të shëruar, 169 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit