TIRANË 11 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në Kaskadën e Drinit llogariten 400 m3/s, ndërsa prodhimi është 18 mijë MWh.
“Prurjet natyrore në kaskadë janë 400 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 294.01 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.58 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.39 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.
Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 6000 MWh, në Koman 7800 MWh dhe në Vaun e Dejës 4200 MWh. /a.a/






















