Ballina Flash

Qasje e re terapeutike për kurimin e Parkinsonit

PARIS, 9 prill /ATSH-AFP/ – Një provë klinike që synonte ngadalësimin e përparimit të sëmundjes Parkinson është në zhvillim e sipër, pas vendosjes me sukses në tru të një implanti që shpërndan rreze infra të kuqe, njoftuan Qendra Spitalore Universitare (CHU) e Grenoble dhe Komisioni Francez i Energjisë Atomike (CEA).

“Kjo qasje e re terapeutike, e provuar në laborator mbi kafshët, mund të ngadalësojë humbjen e funksioneve motorike te pacientët me sëmundjen e Parkinsonit, një patologji neurodegjenerative që prek më shumë se 6,5 milionë persona në të gjithë botën dhe që ne ende nuk mund ta kurojmë”, specifikuan ata në një njoftimi për shtyp.

“Stimulimi i thellë i trurit, i shpërndarë nga një elektrodë në tru, aktualisht bën të mundur përmirësimin e ndjeshëm të simptomave, por jo ngadalësimin e procesit degjenerues”.

Një teknologji e re, e zhvilluar për disa vjet në nivelin eksperimental, konsiston në shpërndarjen e dritës infra të kuqe (një gamë specifike e gjatësisë së valës, NDLR) pranë zonës së trurit që është degjeneruar”, shpjegoi Stephan Chabardès, profesor në Universitetin e Alpeve, Grenoble.

CEA, CHU, Universiteti i Alpeve i Grenoble dhe Boston Scientific Corporation, një kompani e specializuar në pajisjet mjekësore, kanë zhvilluar një sondë e cila, pasi vendoset në trurin e njeriut, është e aftë të japë këtë dritë infra të kuqe, pa qenë shumë invazive.

Ndryshe nga stimulimi i thellë i trurit, që jep një rrymë elektrike, ndriçimi me infra të kuqe shënjestron substancën e zezë në tru, vendin e degjenerimit të neuroneve përgjegjës për simptomat e sëmundjes, sipas shkencëtarëve./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTreguesi i besimit në sektorin e tregtisë/ Ecuria e biznesit u rrit me 8.6 %
Artikulli tjetërUlen në 2.58 % interesat për obligacionet dyvjeçare